04 March
Projekti i ri për tregun e Bit Pazarit në Shkup vazhdon të ngelet një ëndërr për shitësit dhe qytetarët që frekuentojnë këtë treg. Drejtuesit e komunës së Cairit dhe ata Tregut të Shkupi vazhdimisht premtojnë se ky projekt i shumë përfolur do të fillojë të realizohet por këtyre premtimeve askush nuk u beson. Nga ana tjetër shiteshit vazhdojë akoma të punojnë në kushte shumë të këqija.
“Është biseduar para 4 apo 5 viteve se do të bëhet tregu por asgjë nuk është bërë dhe nuk më besohet se do të bëhet diçka “
“Asnjëherë nuk do të behet premtojnë çdo herë se do të behet por asnjëherë nuk do të bëhet”
“ Rinovimi është paralajmëruar para dhjetë vitesh , por nuk e besoj do të shkon kështu shumë kohë siç e kemi edhe shtetin edhe bit pazarin e kemi – shprehen disa tregëtar.
Nga komuna e Çairit thonë se puna ka ngecur pasi drejtuesit e Tregut të Shkupit, ende nuk kanë filluar të investojnë në projektin për të cilin komuna ka përgatitur gjithë dokumentacionin e nevojshëm në kompetencë të saj.
“Komuna e Çairit ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, tash radhën e ka tregu i Shkupit që të investon. Ne jemi të gatshëm që tu japim leje kur ata të kërkojnë të njëjtën”, thonë nga komuna e Çairit.
Alsat tentoi të kontaktoj edhe me drejtuesit e Tregut të Shkupit por të njejtin ishin të pa kapshëm për të dhënë sqarime rreth zvarritjes së procesit për fillimin e realizimit të projektit të ri për Bit Pazarin.
Senat Zylbehari