Avokati i njohur Besnik Asani ka reaguar publikisht përmes një fotografie të përbashkët me ministrin Fatmir Limani, duke përcjellë një mesazh të fortë në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, Asani shkruan:
“E vërtetuar se: Korrupcioni dhe ndershmëria nuk kanë pikë të përbashkët. Rrugët kurdoherë do të ndahen, por fytyra dhe turpi mbesin.”
Ky mesazh është interpretuar si një qëndrim i qartë kritik ndaj dukurive të korrupsionit dhe si një distancim moral në raport me zhvillimet e fundit politike.
Fotografia dhe komenti i tij kanë nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë kundërpërgjigje nga pala tjetër.


