Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka marrë pjesë në homazhet në nder të Artan Lames, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital në Gjermani.
I prekur nga humbja e papritur, ministri Gonxhja e cilësoi Lamen si një figurë të pazëvendësueshme për trashëgiminë kulturore dhe historike të vendit.
“Jam i dërrmuar nga ndarja e tij e parakohshme. Shqipëria humbi një kujdestar të rrallë dhe unik të trashëgimisë sonë kulturore dhe historike,” u shpreh ai para mediave.
Ministri tregoi se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me Lamen për projektin e tij të fundit, Muzeun e Koleksioneve, një nismë personale për të ruajtur dhe ekspozuar koleksionin e tij të pasur.
“Kam komunikuar me të para kësaj fatkeqësie. Flisnim shpesh për muzeun e koleksioneve që po punonte me përkushtim. Do të bëjmë çmos që amaneti i tij për krijimin e këtij muzeu të bëhet realitet,” deklaroi Gonxhja.
Blendi Gonxhja: Kemi humbur një kujdestar të rrallë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie për familjen e tij, por edhe për të gjithë miqtë dhe rrethin e tij, kam komunikuar shumë ngushtë për muzeun e koleksioneve që po punonte.
Jam tërësisht i dërrmuar, është minimumi që unë dhe të gjithë ne do bëj për amanetin e tij, Muzeun e Koleksioneve që ka nisur, që ta mbështesim dhe të bëjmë të ç’është e mundur të nderojmë punën, jetën dhe veprën e tij sa i takon historisë dhe kulturës shqiptare.