Kompozitori Artan Kastrati një ditë më parë ka akuzuar Komisionin prane Ministrisë së Kulturës se në menyre joprofesionale ka ndarë mjetet per projektet në kuadër të konkursit “Vala e re kulturore”. Mirëpo sot ai ka kërkuar falje, pasi kryetari i Komisinit, Hismet Ramadani ka publikuar projektin konkurues të Kastratit. Ky projekt permban vetëm 2 fjali dhe Ramadani ka thene se kjo tregon që është në mesin e projekteve qe mezi kanë kaluar.
Kastrati është i vetmi qe ka shprehur verejtje ndaj rezultateve të konkursit, me të cilin u financuan 40 per qind projekte shqiptare.
“Më shumë lavdërohet se unë kam bërë 600 këngë, në përshkrim”, tha Ismet Ramadani, kryetar i Komisionit.
Për këtë arsye, kryetari i Komisionit vlerësues Ismet Ramadani thotë se mezi e kanë kaluar projektin e Kastratit.
“Do të thoni që edhe pse nuk i ka merituar ato 100 mijë denarë, ju i keni ndarë mjete?
“Jo desha të them se mezi e kemi kaluar”.
Çfarë do me thënë kjo?
“Do me thënë që ne e kemi pas parasysh si emër dhe e kemi kaluar në bazë të asaj që e ka dërguar”.
“Do me thënë është prej atyre projekteve që mezi kanë kaluar”, u shpreh kryetar i Komisionit, Ismet Ramadani.
Kompozitori Artan Kastrati, ri përsëriti se është autor i mbi 600 këngëve dhe se krijimtaria e tij flet vetë, pa qenë nevoja për përshkrime.
“E çfarë duhet të sqarojë Artan Kastrati kur do të dalë dhe do të mbajë program prej një orë, ose një orë e gjysmë me Leonora Poloskën. A nuk është e mjaftueshme se çfarë ka bërë për Kulturën shqiptare Artan Kastrati? Tashmë është i dëshmuar, 25 vite, a dyshoni në mua? Duhet të dyshoni tek ata që kanë marrë nga 500, 400, 300 mijë denarë, të shohim se çfarë programi do të na japin”, deklaroi Artan Kastrati, kompozitor.
Akuzat e Kastratit për parregullsi dhe korrupsion në Ministrinë e Kulturës, Ramadani i quan gënjeshtra dhe shpifje me qëllim uljen e reputacionit të komisionit për të cilin thotë se ka vlerësuar objektivisht, andaj kërkon brenda 24 orëve të kërkojë falje dhe tërheqë fjalët e tij, përndryshe do të pasojë padi penale. Kastrati falje kërkon, por çështjen thotë se do ta çojë deri në fund.
“Edhe një herë e potencoj, kërkoj falje normalisht, por nuk do të ndalem nëse nuk rishqyrtohet, meritat e mia dhe vlerat e mia, edhe një herë po ju them, ose prap do të vazhdoj, por atëherë do të vazhdoj me dëshmi. Do t’i shpalos të gjithë ata që kanë kaluar në rezultate dhe do t’i nxjerr lidhje farefisnore dhe bizneset që bëjnë mes tyre”, potencoi kompozitori, Artan Kastrati.
Kryetari i Komisionit ndërkaq i kërkoi Kastratit që me emër dhe mbiemër t’i tregojë ata që i kanë kërkuar korrupsion në Ministrinë e Kulturës. Kastrati tha se nesër do të dërgojë ankesë në Ministrinë e Kulturës, gjë që i mundësohet me ligj. Paraprakisht sot me letër për këtë çështje i është drejtuar edhe Kryeministrit Zoran Zaev, Ambasadores së SHBA-ve në Shkup dhe Ambasadorit të Bashkimit Evropian.
Kastrati për projektin e tij ka kërkuar 600 mijë denarë, ndërkaq Komisioni në Ministrinë e Kulturës ia ka ndarë vetëm 100 mijë, gjë që e ka revoltuar kompozitorin. Dy anëtarë të tjerë të Komisionit janë Xhenap Samed dhe Irena Sterjovska./tv21