Artan Grubi dhe Mile Zeçeviq do ti vazhdojne negociatat mes BDI-se dhe LSDM-se per gjetjen e kandidatit te perbashket presidencial, qe ne BDI e quajne “kandidat” konsensual. Keshtu kane vendosur sot lideret e ketyre dy partive Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ne takimin e realizuar ne klubin e deputeteve ne Shkup. Ata jane pajtuar qe bisedat mes dy partive te vazhdojne ne nivel te sekretareve organizativ, respektivisht mes Grubit dhe Zeçeviqit. Deri sa LSDM eshte duke shqyrtuar disa kandidatura, Artan Grubi do te loboje fuqishem qe kandidat per president te jete Nikolla Dimitrov, ministri aktual i puneve te jashtme, kane njoftuar burime partiake. Sipas tyre, Grubi vecme haptazi ka filluar ti shprehe simpatite per Dimitrovin edhe pse rejtingu i tij eshte rrenuar mjaft te shqiptaret, pas publikimit te videos qe tregon Nikolla Dimitrovin duke u perqafuar me Johan Tarçullovskin. /Expresslajme
Data 16.09.2025
Aktuale
- James Rubin: A është drejtësi të mbash dikë të paraburgosur për kaq shumë vite?
- Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
- (VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton
- Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri
- Mexhiti:Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup
- ASH e Taravarit paralajmëron rritjen e ndikimit të “botës serbe” në RMV përmes projekteve hoteliere
- I denoncuar si përfitues i tenderave në AKSHI, biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, Prokuroria e Posaçme bashkon 2 dosjet hetimore
- (VIDEO) Identifikohen 20 persona që dyshohen se i kanë vënë zjarret