Shkruan: Bekim Qoku
Artan Grubi është një nga politikanët më antipatik, për të mos thënë politikani më i urryer shqiptar në MV.
Por nuk është vetëm Grubi politikani i urryer ndër shqiptarë. Në taborin e BDI-së gjen plot figura të tilla negative, që jo vetëm përbuzen dhe urrehen nga opozitarët dhe qytetarët e rëndomtë, por edhe nga vetë bashkëpartiakët.
Po si ka mundësi atëherë që këto lloj figurash në një sistem që bazohet në merita dhe legjitimitet të ngjiten aq lart, në majat e hierarkisë partiake dhe shtetërore? Nuk gjej shpjegim tjetër, përveç faktit se kemi të bëjmë me një sistem politik dhe me një regjim kuislig ose vasal.
Ne e dimë mirë se politikanët shqiptarë në MV kanë një rol dytësor dhe jo vendimmarrës në aparatin shtetëror, që i bën të marrin pozitën e kuislingut, pra vasalit ndaj pushtetmbajtësit të vërtetë, që në rastin e dhënë është sllavo-maqedonasi. Dhe regjimit kuisling i shkojnë shumë përshtati fugurat e urryera vasale. Mbajtësit e vërtet të pushtetit duan që përmes këtyre figurave ta zhvleftësojnë dhe ta minimizojnë sa më shumë e mundur legjitimitetin politikë të shqiptarit. Sa më i urryer shqiptari vasal në krye, aq më i pëlqyer padroni sllav.