Ish-politikani dhe mjeku i mirënjohur nga Struga, Artan Dika, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të VLEN-it për të mbështetur kandidatë të cilët, sipas tij, kanë dosje të dokumentuar mashtrimi, shkruan Flaka Media
„Nuk është në nderin e VLEN-it të mbështes kandidat për kryetar komune me dosje të dokumentuar mashtrimi,“ – theksoi Dika.
Ai paralajmëroi se mbështetja e figurave të tilla jo vetëm që nuk sjell fitore në komuna, por përkundrazi, dëmton besueshmërinë e premtimeve politike.
„Duke mbështetur kandidat të tillë, as fitohet komunë e as bëhet ndryshim. Përkundrazi, krijohet bindja se premtimet për qeverisje të ndershme e drejtësi janë vetëm shpëlarje goje,“ – shtoi Dika.
Me këtë reagim, ai i bëri thirrje strukturave dhe qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve politike, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë nuk ndërtohet mbi figura të kompromentuara. Flaka Media