Për sa kohë që flasim për politikën, ku jemi me shëndetësinë, se me çfarë problemesh përballen punëtorët mjekësorë, cfarë është ky eksod i mjekëve të rinj dhe motrave medicinale që ikin me të madhe, kryesisht në Gjermani, a jemi më të sigurt nëse shtrohemi në spital, apo nëse nuk shkojmë fare atje ë tema e rradhës në #Click Plus, njofton Almakos.
I ftuari në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv21 ishte dhe Artan Dika – specialist I cili thot se shëndetësia nuk është ideale, ka dhe do të ketë shumë probleme dhe sfida. Që të realizohet reforma duhet të ketë një program ose platformë, që t’i ndezë e motivojë të gjithë punonjësit e shëndetësisë. Deri sot kjo mungon plotësisht. Reformat, kurrësesi, nuk bëhen me urdhëra. Në shëndetësi, ashtu si kudo, gjërat lëvizin përpara, më shpejt ose më ngadalë, në vartësi të mundësive dhe nga motivacioni për përmirësim. Ne mundësitë i kemi fare të vogla, sepse për shëndetësinë harxhojmë vetëm 3% të GDP. Kjo është një inkonveniencë që mund të kompensohet me motivimin e punonjësve për përmirësim. Kur për motivimin nuk flitet e nuk bëhet asgjë, atëherë, është absurde të pritet përmirësimi.
“Sistemi shëndetësor është në një gjendje jo të këndshme, jo të mire, mund të themi se janë problem të akumuluara me dekada, do të thot të pazgjidhura, është një sferë e shoqërise e cila është shumë e vështirë për ta menaxhuar, dhe me të vërtet duhet që guxim që ti përveshesh kësaj pune ose thjesht pasatj detyrohesh neqoftëse nuk bën reforma të dhimshme ti I nënshtrohesh rutinës”, deklaron Dika në #Click Plus.
Tutje Dike thekson se përmirësimi i kushteve spitalore dhe gjithë infrastrukturës shëndetësore është jo pa rëndësi. Ata duhet të edukohen ndryshe, në përshtatje me reformën shëndetësore që do të kryhet./Almakos

