Kryetari i Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë, Art Zylbeari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave dhe veprimeve të subjektit politik VLEN, të cilët sipas tij po sulmojnë rinistët me akuza dhe manipulime.
Në një postim publik, Zylbeari ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj siç e quan ai VRED-it, duke i kërkuar që të sqarojnë burimin e donacioneve të dyshimta që, sipas tij, vijnë nga Serbia. “Mos u merrni me rininë, por tregoni për çfarë i morët donacionet nga Serbia❗️”, deklaroi ai.
Zylbeari theksoi se sulmet ndaj Forumit Rinor të BDI-së në Tetovë janë dëshmi e frikës që VRED ka ndaj potencialit mobilizues të të rinjve të këtij forumi. “Fotot manipulative të VRED-it vetëm sa dëshmojnë frikën dhe alarmin tuaj ndaj kapacitetit mobilizues të Forumit Rinor në Tetovë, i cili është uragan i pandalshëm”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër heshtjen e përfaqësuesve të VRED përballë qëndrimeve të liderit serb Milorad Dodik, ndërsa i akuzoi për agresivitet ndaj Ambasadorit të Shqipërisë, z. Meidani.
“Është shqetësuese që qëndroni të heshtur dhe të përulur përballë Dodikut, ndërkohë që jeni shumë agresiv dhe sulmues ndaj ambasadorit shqiptar”, theksoi Zylbeari.
Kreu i Forumit Rinor të BDI-së Tetovē përfundoi deklaratën e tij duke paralajmëruar përgjigje të fuqishme në vjeshtë dhe duke rikujtuar identitetin politik të Tetovës si “qytet i rezistencës dhe djep i atdhetarisë”.
Në një skenë politike të ngurtësuar prej vitesh nga dominimi i partive, një lëvizje e re po merr formë në disa komuna të Maqedonisë së Veriut. Kandidatë të pavarur, të shkëputur nga strukturat tradicionale partiake, kanë vendosur të hyjnë në garën për pushtetin lokal – dhe jo thjesht për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, por për të sfiduar drejtpërdrejt vetë sistemin.
“Tetori është shumë afër!”, shkroi ai në fund të reagimit të tij, duke i dhënë një notë paralajmëruese kundërshtarëve politikë.