Vendimi i VMRO DPMNE-së që të mos u kthehet punimeve të Kuvendit dhe përçarja e Lëvizjes Besa paraqet vazhdim të krizës politike dhe do të ndikojë në punën e Kuvendit.
Analistët vlerësojnë se shumica e ngushtë në Kuvend dhe mungesa e konsensensusit politik do të vështirësojë shumë nga prioritet evropiane.
“Kriza politike po stagnon. Nuk besoj se po thellohet, po gjithsesi nuk po përmirësohet. Kuorimi i ngushtë në Kuvend nënkupton se zbatimi i disave nga prioritet evropiane do të jetë i vështirë. Pritet vendim politik i kryesisë së re të VMRO DPMNE-së, nëse do t’u bashkangjiten në punën e Kuvendit ose jo. Megjithatë kjo lidhet me procese më të mëdha politike dhe dilaogun politik”, shprehet analisti Petar Arsovski.
Megjithatë, zgjedhjet e parakohëshme gjatë këtij viti nuk janë alternativë, thotë Arsovski. Pavarësisht presionit në rritje për një gjë të tillë, sipas Arsovskit zgjedhje mund ketë vetëm po të rrezikohet shumica qeverisëse.
“Presioni për zgjedhje të parakohëshme parlamentare edhe mund të rritet, veçanërisht nëse rrezikohet shumica qeverisëse. Megjithatë, mendoj se shanset për këtë gjë janë të vogla. Marrë parasyh se pjesa më e madhe e partive opozitare, teoritikisht mund t’i bashkangjiten shumicës qeverisëse. Dhe, marrë parasysh se vitin e ardhshëm kemi shumë projekte serioze të cilat duhet t’i zbatojmë dhe presioni i bashkësisë ndërkombëtare ndaj partive politike do të jetë që të mos e ngatërrojnë edhe më shumë këtë punë. Gjithsesi mendoj se 2018 do të jetë vit pa zgjedhje të parakohëshme parlamentare”, shprehet analisti Petar Arsovski.
Takimi i liderëve mund të jetë një alternativë për tejkalimin e krizës por mundësia për takim liderësh sipas Arsovskit , varet nga gadishmëria e kreut të ri të VMRO DPMNE-së.
Gjithsesi ai konsideron se bisedime po zhvillohen dhe se kjo duket nga qëndrimet e tyre dhe qasja që kanë ndaj njëri tjetrit. Situata pritet të qartësohet pas epilogut në Davos ku do të definohet projektimi për disa muaj në vijim.