Me çdo ditë të kaluar, besimi në hetimin për rastin “Reket” dhe besimi tek Vilma Ruskovska janë gjithnjë e më të paktë.
Hetimi është kompromituar tërësisht.
pas deklaratës së sotme të Vilma Ruskovskës është e qartë se ajo nuk ka ndër mend t’i nxjerrë para drejtësisë katorët kryesor në rastin “Reket”, të gjithë e dinë se kush janë. Pas deklaratës së sotme është e qartë se Vilma Ruskovska qëndroi në mbrojtje edhe të Zoran zaevit, dhe të Kikit, dhe Frikit, dje të Shekit dhe të gjithë funksionarëve të LSDM-së të involvuar në zhvatjen politike – mediatike – të prokurorisë.
Të respektuar,
Ta bindësh opinionin se nuk ka politikanë të involvuar dhe se Boki 13 nuk e ka pasur mbështetjen e pushtetit gjatë zhvatjes është paturpësi dhe nënçmim i inteligjencës së qytetarëve.
Ta bindësh opinionin se të gjitha fotografitë, takimet, memorandumet, të gjitha takimet dhe darkat e Boki 13 me funksionarët e pushtetit nuk kanë ekzistuar apo kanë qenë rastësi, është e turpshme dhe e padenjë për dikë që duhet të jetë përfaqësues i drejtësisë dhe ta prezantojë drejtësinë në Republikën e Maqedonisë.
E turpshme dhe thjeshtë e pabesueshme për askend.
Një është e qartë.
Rrethi po ngushtohet rreth kokës së oktapodit të krimit dhe herë do kurdo do të duhet të bjerë.
Opinioni tashmë nuk ka besim në këtë prokurori të Ruskovskës dhe Joveskit. Diktati i Zaevit nën të cilin punojnë, me qëllim e zvarrisin hetimin që të shpëtojnë të gjithë politikanët e involvuar, përfshirë edhe atë.
Të respektuar,
Kot e kanë, kanë përfunduar, po biejnë.
Besimi i minuar tek Zaevi – Ruskovska- Joveski prokuroria i qytetarëve dhe dyshimi që e kanë qytetarët janë tërësisht të arsyeshëm.
Zvarritja e hetimit tashmë mbi 4 muaj do të thotë vetëm një, e ajo është heshtja e tërë rastit në dobi të LSDM-së dhe zhvatësve.
Qytetarë të nderuar,
Përgjegjësi duhet të ketë dhe përgjegjësi do të ketë.
Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së



