Pas shpalljes së kandidaturës për kreun e qytetit të Shkupit, kandidatja e pavarur Danela Arsovska ka nisur të organizojë takime me përfaqësues politik e qytetarë, në përpjekje për të fituar ulësen e të parit të kryeqytetit. Arsovska ka publikuar një fotografi dhe një tekst ku njofton për një takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Areb Taravari, si dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë Alternativa, Bekim Sali.
“Ne diskutojmë idetë dhe zgjidhjet për Shkupin për programin e ri për qytetin. Së bashku arritëm në përfundimin se zgjedhjet cilësore dhe efikase janë të nevojshme për Shkupin dhe banorët e Shkupit” ka shkruar Arsovska në profilin e saj në Facebook.
Arsovska, e cila është kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, ka bërë të ditur se kërkon ndihmën e qytetarëve që dëshirojnë ndryshim.
Data 15.06.2025
Aktuale
- Mediat izraelite: Breshëri raketash në Izraelin verior, 1 i vdekur dhe 14 të plagosur
- Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!
- Stoillkoviq në ambasadën ruse, reagon Ademi: Avokati i Moskës brenda qeverisë!
- Në tremujorin e parë janë regjistruar 5717 blerje dhe 2327 dhënie me qira të pasurive të paluajtshme
- Linjat e autobusit në Shkup-thesi i boksit i Danella Arsovskës
- Mexhiti: Ligji për përfaqësim të drejtë, të martën tjetër duhet të kalojë në Qeveri
- Rekursi i Erion Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes
- Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon se “Teherani do të digjet” nëse sulmet iraniane vazhdojnë