Opinioni i gjerë e di se unë jam një nga dy kandidatët e vetëm që arrita të mbledh vetë nënshkrimet për kandidaturën time dhe si kandidat i pavarur jopartiak thjesht i bëj thirrje shkupjanëve, të gjithë atyre që mendojnë se i kam ato cilësi dhe kompetenca të cilat ata konsiderojnë se janë të duhurat për të udhëhequr Qytetin e Shkupit, të ma japin mbështetjen e tyre. Dhe ata më dhanë mbështetjen e tyre. Në të njëjtën kohë, u bëra thirrje të gjitha subjekteve politike në vend, të gjithë aktorëve shoqërorë dhe më gjerë, veçanërisht atyre që kanë ndikim në qytetin e Shkupit që të ma jepnin mbështetjen e tyre. Siç e dini, kam marrë mbështetje nga VMRO-DPMNE-në, kam marrë nga Aleanca për Shqiptarët, kam marrë nga Alternativa, gjithashtu e kam marrë edhe nga një numër organizatash që janë aktorë shoqërorë me relevancë, por më e rëndësishmja është se e mora mbështetjen e shkupjanëve. Kërkova mbështetjen e simpatizantëve të LSDM-së dhe të gjithë atyre që nuk janë të kënaqur me atë që po ndodh dhe që besojnë në kompetencat e mia dhe se si kandidat i pavarur dhe jopartiak, thjesht do të jap më të mirën për Shkupin dhe shkupjanët – tha Danella Arsovska, kandidate për kryetare të Shkupit në emisionin “Studio 10 ”në Televizionin 24.
Arsovska shtoi se nuk duhet të qëndrohet mënjanë dhe të shikohen sfidat e Shkupit. Qytetarët tashmë janë ngopur nga politika. Qytetarët kanë nevojë për menaxhim të shëndetshëm të Shkupit, ata kanë nevojë për kushte normale dhe dinjitoze për jetesë.
“Po, jam e pavarur dhe po, jam kandidat jopartiak dhe mbi të gjitha faktet flasin se nuk kam kartë anëtarësie, as nuk kam qenë ndonjëherë anëtare e ndonjë partie. Dhe unë do t’i përfaqësoj të gjithë, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, pavarësisht nga çdo lloj ndarjeje që disa njerëz në shoqëri duan t’i bëjnë theksoi Arsovska.
Arsovska theksoi se shkupjanët alarmojnë më shumë kaosin në trafik kaosin urban, papastërtinë dhe ndotjen në Shkup.
Data 07.07.2025
Aktuale
- Ndalohet qarkullimi për kamionët për shkak të zjarrit afër Bllacës, qarkullimi për veturat devijohet
- VLEN hap shtabin zgjedhor në Strugë, i jepet mbështetje kandidatit Mendi Qyra
- Një helikopter i MPB-së po ndërhyn për të shuar zjarrin afër pikës kufitare në Bllacë
- Evakuohen pacientët dhe personeli i Bardovcit, zjarr në oborrin e Spitalit Psikiatrik
- Aksident me vdekje, makina del nga rruga! Humb jetën një person, detajet e para
- Kujtova se hapet pishina, ata kishin bë parti?!
- Shqiptarët përbëjnë mbi 36% të lindjeve në Maqedoninë e Veriut
- MSH: Ka përfunduar faza e parë e rehabilitimit për 45 të lënduar në “Puls”