Një nga kinematë më përfaqësuese në Shkup, kinemaja “Millenium” në Qendrën Tregtare të qytetit, është në gjendje të dëshpëruar.
Përveç ambientit të rrënuar, problemi kryesor për funksionimin normal të kinemasë është mungesa e një projektori të ri, modern.
Siç njofton portali SDK.MK, kinemaja ka shtatë muaj që funksionon pa projektorin digjital DCP të blerë në vitin 2012, ndërsa Qyteti i Shkupit nuk përgjigjet pse nuk blihet një i ri.
Nga ana tjetër, projektori i vjetër nuk mund të riparohet më, sepse nuk ka pjesë për të dhe modele të tilla nuk prodhohen më./Lajmi i plotë.