Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar aktual i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Në takim ata përfunduan se nevojiten zgjidhje cilësore, efikase dhe të shpejta, për qytete moderne.
Siç informon pres shërbimi i Arsovskës, në takim është diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballet çdo ditë udhëheqësia e qytetit, si dhe për atë si të arrihen sukseset në mënyrë të shpejtë dhe efikase përmes implementimit të një qasje të re të menaxhimit.
Taravari, siç citohet në kumtesë, ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët e mbështet Arsovskën dhe projektet e saj në zgjedhjet e ardhshme lokale.