Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike Danella Arsovska, e cila e
kryeson delegacionin në Kongresin e 10-të të odave evropiane në Sidnei, kryesoi me sesionin e dedikuar infrastrukturës.
Kjo është hera e parë në 20 vite nga fillimi i mbajtjes së Kongresit, që Republika e Maqedonisë të kryesojë me sesion tematik në këtë ngjarje botërore. Arsovska merr pjesë në ftesë të Odës
Ekonomike Internacionale dhe Federatën botërore të odave.
Në sesionin, siç kumtoi sot LOE-ja, Arsovska ka diskutuar për nevojat nga investimet në infrastrukturë që është e nevojshme për zhvillim ekonomik dhe social, si për vendet e zhvilluara ashtu edhe për vendet në zhvillim.
“Është shumë me rëndësi të ekzistojë perspektivë globale për nevojat nga investimet në infrastrukturë dhe të kuptohen sfidat ekonomike dhe demografike me të cilat përballemi në shekullin e 21-të.. Prandaj sistemi i ri për mbështetje të infrastrukturës si platformë iu mundëson vendeve
shembull për përgatitjen e projekteve të mëdha infrastrukturore. Republika e Maqedonisë e cila ka vend të shkëlqyer strategjik gjeografik, ka potencial për zhvillim të shpejtë ekonomik nëse investon në
infrastrukturë bashkëkohore”, tha Arsovska.
Në sesion është theksuar se bizneset mbështeten në infrastrukturën moderne për të mbetur konkurrentë derisa shoqëria varet nga infrastruktura cilësore për të siguruar mundësi të barabarta,
mobilitet social dhe qasje deri te shërbimet shëndetësore, ushqim, arsim dhe nevoja të tjera bazë.
Në sesion kanë marrë pjesë edhe Toeben Geri nga SHBA-ja, kryetari i Odës Ekonomike Los Anxheles, Brer Adams, drejtor i G20 Qendrës globale infrastrukturore, Mishel Kerf, drejtori rajonal i Bankës Botërore dhe Al Surur Jasinm Kryesues i ISS Saudi dhe këshilltar i G20.
Fokusi i Kongresit të sivjetëm i 10-ti me radhë i odave botërore janë investimet në infrastrukturë, ndikimi i konflikteve dhe terrorizmi ndaj ekonomisë. si dhe mënyrat më të mira për sigurimin e qasjes
deri te financat në nivel global. Kongresi mbahet në çdo dy vite në kontinent të ndryshëm dhe bashkon mbi 1.200 delegatë nga më shumë se 100 vende nga tërë bota. Në ngjarjen treditore