Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ishte e ftuar sonte në emisionin Click plus në TV21. Ajo foli edhe për bulevardin “Cvetan Dimov” ku tha se projekti ka kaluar në Qytetin e Shkupit dhe mjetet janë ndarë, por Ministria e Financave e ka bllokuar projektin për shkak të kundërshtimeve dhe problemeve që kanë dalë në atë projekt.
“Zgjidhja në Çairania është në dorën e këshilltarëve. Unë si kryetare e Qytetit të Shkupit e kam sjellë vendimin si bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit dhe Komiunës së Çairit dhe këshilltarët e kanë votuar atë me buxhetin e vitit të kaluar. Mjetet që duhet të përdoren për atë projekt duhet t’i japë Ministria e Financave dhe ato mjete janë bllokuar sepse ka pasur kundërshtime dhe amendamente për ndërtimin e atij bulevardi”- tha Arsovska.