Arsimtari Ramadan Osmani nga Kumanova, duhet të shërbejë si shembull për gjithë arsimtarët tjerë shqiptarë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Shqipëri, Kosovë, e gjetiu.
105 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ky arsimtar me prejardhje nga një familje e njohur në Kumanovë, mëson nxënësit e tij në të njëjtin stil sikurse në kohën e Ismail Qemalit, shkruan gazeta Lajm.
Ramadan Osmani është arsimtar në shkollën fillore “25 maj” në lagjen Hasanbeg të Shkupit.
“Janë mbledhë trimat o për atdhe…, o për flamurin që me gjak e skuqin…”, është kënga që jehon në orën mësimore të arsimtarit të artit muzikor, Ramadan Osmani.
Paraqitja e tij skenike është motivuar nga filmi i mirënjohur shqiptar “Mësuesi”.