Mësimdhënësit janë të ndarë për reformën në arsimin fillor të propozuar nga Ministria e arsimit, e cila parasheh një orë mësimore për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën të zgjas 55 minuta duke përfshirë 15 minuta pushim mbrenda orës. Kjo reformë obligon mësimdhënësit të mos japin detyra shtëpie për nxënësit, të cilat do të zëvendësohen me ushtrime në klasë. Nëse miratohen këto reforma nxënësit do të kenë më pak teste dhe më pak lëndë mësimore, njofton Almakos.
Profesorit univerzitar në Fakultetin e Pedagogjisë, Lulzim Ademi thotë se reformat e propozuara do të jenë një frymë e re në arsim sepse do të u’a kthejnë nxënësve fëmijërinë. Ademi shton se reforma ndihmon që nxënësit të mos e ndiejnë mësimin si barrë.
“Besoj se fëmijët do të kënaqen kur do të shkojnë në shkollë dhe jo si deri më tani ta ndjenë si barrë se duhet të shkojnë nesër në mësim. Përveç kësaj reforma i’u jepet edhe arsimtarëve një liri më e madhe lidhur me mësimdhënien. Deri më tani ata kanë qenë të stërngarkuar me punët administrative”, shtoi Ademi.
Hanife Limani, mësuese pranë SH.F Naim Frashëri në Kumanovë, thotë se qasja e Ministrisë së arsimit nuk duket shumë serioze pasi që konsideron reformat si orvatje dhe eksperiment me nxënësit.
Lidhur me zgjatjen e orës së mësimit në 55 minuta ajo thotë se nuk shikon ndonjë ndryshim nga sistemi i mëparshëm sepse nxënësit do të kenë prap 6 orë.
“Le të i’u jepet hapësir nxënësve dhe koha e lojës që të vijnë me dashuri në shkollë, jo sikur të vijnë në ferr, ku të mendojnë se do jenë 6-7 orë në mësime”, thotë Limani.
Sipas saj, pozitive është heqja e obligimeve adminnistrative për arsimtarët sepse në këtë mënyrë ata më shumë kohë do të kenë t’i kushtojnë mësimdhënies cilësore.
Përveç zgjatjes së orës mësimore, ndryshimet parashohin që nxënësit të ndjekin gjithsej 5 lëndë mësimore: gjuhë amëtare, matematikë, kultur fizike, ndërsa lëndët shoqërore-natyrore do të integrohen në një lënd bota rreth nesh kurse muzika dhe arti figurativ në art.
Nga Ministria e Arsimit kanë argumentuar se ndryshimet e parashikuara do të i’u japin më shumë mundësi mësimdhënësve dhe nxënësve të krijojnë një sistem efikas për vlersimin, dhe kontrollimin e arritjeve të nxënësve.
“Reforma merr parasysh jo vetëm komponentin arsimor, por edhe edukativ, domethënë, i jep theks të veçantë formimit të karakterit të fëmijëve “, thotë ministrja Renata Deskoska.
Arbnora Memeti
Almakos.com