Arsimtarët e komunës së Haraçinës tashmë 15 ditë kanë ngelur pa sigurim shëndetësorë sepse komuna nuk ka paguar kontributet në Fondin për sigurim shëndetësorë. Ata thonë se nga drejtoria e shkollës u ka premtuar se shërbimet mjekësore do të mund t’i përdorin falas pasi të marrin rrogën e dhjetorit, njofton Almakos.
Nga Fondi Shëndetësor i Maqedonisë thonë se insitucionet e arsimit ne kuadër të komunës së Haraçinës, nuk kanë akoma paga, e kjo drejtpërdrejtë ndikon në mospagimin e kontributeve shëndetësore.
“Të punësuarit nëpër institucionet në fjalë, mund të kryejnë shërbime shëndetësore dhe të paguajnë privat, në momentin kur të paguhen kontributet shëndetësore (kur te marrin pagë),tek njësi rajonale e Fondit mund të parashtrojnë kërkesë për ti refunduar mjetet e paguara”, deklaruan nga FSSHM, për Almakos.
Sqarim nuk kanë dhënë nga komuna e Haraçinës. Kryetarja, Melikie Halimi ishte e pakapshme edhe pse e kërkuam disa herë në celular. Nga komuna nuk patën asnjë përgjigje duke u arsyetuar se personi përgjegjës nuk është në vendin e punës sot.
Një punonjës i shkollës së Haraçinës, i cili deshi të ngelet anonim tha se afro 100 arsimtarë apo punonjës të shkollave të komunës kanë mbetur pa sigurim shëndetësor prej fundit të dhjetorit.
“Nga komuna kanë thçnç se kjo nuk qenka në kompetencat e tyre, por unë mendoj se ata duan vetëm t’i ikin përgjegjësisë, apo nuk kanë njohuri për ligjin”, tha një punonjës i shkollës së Haraçinës për Almakos. Ai shton se nga drejtoria u është premtuar se shërbimet mjekësore falas do të mund t’i shfrytçzojnç pasi të paguhet paga e dhjetorit.
“Tek Fondi Shëndetësor nuk kemi shkuar sepse e dimë se cila është përgjigjja e tyre, shkolla nuk ka paguar kontributet”, deklaroi ai.
Këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, në Komunën e Haraçinës, Naser Sinani thotë se nuk ka njohuri për çështjen e arsimtarëve.
“E di që komuna ka pasur problem me Drejtorinë e të Ardhurave Publike për shkak të disa borxheve të trashëguara nga më herët, I cili do duhej të ishte përfunduar dje”, deklaroi Sinani duke shtuar se komuna nuk do duhej të kishte problem me financat sepse buxheti I këtij viti është më I madhi që komuna ka pasur ndonjëherë.
Mevludin Imeri
Almakos.com