Me analistin dhe profesorin universitar Arsim Sinani mund të bisedohet për shumë tema gjerë e gjatë. Mirëpo kësaj radhe, në kuadër të “Intervistave të Fundjavës” në Lideri.mk, kemi vendosur të trajtojmë vetëm çështjet më aktuale në vend.
Lideri: Z. Sinani, çka e pret sipas jush Maqedoninë e Veriut nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese?
Maqedoninë veriore, nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, e pret debat i zjarrtë, pozitë-opozitë te sheshi, për pushtet. Dhe kjo dmth zgjedhje të parakohshme. Por hapja e kushtetutës po kalon pa elementin shqiptar për tu rregulluar si themeltar. Ky është një moment që po u ik shqiptarëve. Linja sërbe do rezistojë që ta shtyejë sa më shumë çështjen e legalizimit të bullgarëve sepse aty e sheh fundin e vet në Maqedoninë veriore. Do i duhet kohë Maqesonisë veriore drejt ushëtimit në BE. Me këtë mentalitet minimum 5 deri 10 vjet derisa të pastrohen cështjet që Europa si do të pazgjidhura.
Zgjedhjet edhe ashtu do të mbahen, por mvarësisht nga procesi se si do shkojë çështja e ndryshimeve kushteuese, ashtu edhe do dihet fituesi moral thënë kushtimisht. E fituesi do kërkohet në zgjedhje nga palët.
Lideri: Si e shihni zgjidhjen e problemeve politike në RmV për shqiptarët?
Duhet një rotacion politik pasi ky brez 21 vjet e ka humbur motivin dhe racionalitetin. Janë bërë oligark dhe pa nerv për pooullin. Opozitës shqiptare i duhet kauzë e atë e ka, vetëm nuk duhet të gabojë, pasi pooulli e do ndryshimin te shqiptarët. Ikja është masive në Maqedoni veriore. Shqiptarët ikin e kthehen dhe lidhjet me ve dlindjen janë tl forta. Por politika ka dështu në krijim të ambientit tl sigurtë. Por mos harroni se ikin tl gjithë qytetarët nga pushtetarët.
E maqedonët kanë probleme tjera. Orientimi sërb i partive maqedone në LSDM dhe VMRO i mban peng edhe raportet me shqiptarët. Vmro lipset te degruevizohet sepse është rrezik për demokracinë sepse orientimin e ka të mbrapshtë. Lsdm poashtu ka nostalgji për Sërbinë dhe lidhjet me Jugosllavinë dhe kjo i le pa të zhveshur maqrdonët. U duhet shkëputje nga titizmi dhe lazarkolishevizmi.
Lideri: Jeni optimist për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut?
Fat i madh që perëndimi e ka në vëmendje dhe nuk lejon lëvizje drejt Rusisë dhe botës sllave. Por edhe shqiptarët janë këndellur dhe e ruajnë këtë orientim që është garancë se ndikimi rus dhe sërb të jetë Jo funksional. Perëndimi e di se shqiotarët janë garancë për orientimet normale të Maqedonisë veriore. Mendoj se neni 5 i kushtetutës lipset të ndrrohet dhe shqiptarët të vendosen themelues të Maqedonisë veriore. Kjo i zgjidh gjitha çëshjet dhe e rregullon statusin juridiko kushtetues të shqiptarëve. Me këtë rregulloheb edhe gjuha shqipe si gjuhë zyrtare pa pengesa ligjore.
Lideri: Si i shihni çështjet që lidhen me bullgarët dhe përfshirjen e tyre ne Kushtetutë?
Po duhet ta sqaroj një çështje, ne, shqiptarët e mbështesim hapur përfshirjen e bullgarlve në kushtetutë.Pa asnjë hezitim vlerësojmë se njejtë si neve, shqiptarëve diskriminim u është bë bullgarëve sistematikisht. Fatkeqësisht linja sërbe që është e fortë në Maqedoni veriore do ti konfrontojë shqiptarët dhe bullgarët, por ne nuk e pranojmë këtë lojë. Pasi ata, dmth linja sërbe do që ti vendos para të drejtat e shqiptarëve dhe bullgarëve me qëllim, për të na krijuar konflikte që nuk ekzistojnë. Këtë ne e kemi të qartë dhe e përshëndesim kyçjen e tyre, bulkgarëve, në Kushtetutë. Por idea është që shqiptarët mos të fitojnë të drejtat e veta e këtë ne se pranojmë. Dmth nacionalizmi sërb do përleshje mes kulturës shqiptare e bullgare që të ruajë ndikim, por kjo nuk do të ndodhë. Ajo që do ndodh është zbehja e ndikimit sërb.