Aleanca për Shqiptarët dega Kumanovë në Kuvendin që mbajti sot, me shumicë të votave vendosi që Arsim Hasani të udhëheq me degën, përcjell Televizioni FESTA.
Kuvendin nga afër e ndoqën sekretarja e përgjithshme Vjollcë Berisha si dhe sekretari organizativ Elmi Aziri të cilët gjithashtu e përshëndetën kuvendin me fjalimet e tyre.
Gjithashtu gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e degës.