Një 57-vjeçare nga fshati Kuçicinë është kallëzuar penalisht pas zbulimit të armëve dhe municionit në banesën e saj.
Tetovasot raporton se gjatë bastisjes policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Ndaj saj është ngritur kallëzim penal për mbajtje të paautorizuar të armëve.



