Ka filluar para pak minutash në Tiranë takimi i ftuar nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Në takim marrin pjesë Ali Ahmeti nga BDI, Arben Taravari nga ASH, Afrim Gashi nga AA dhe Menduh Thaçi nga PDSH, ndërsa ashtu siç u paralajmërua, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa nuk merr pjesë në takim.
Takimi është në formatin e një darke joformale, ndërsa tema e bisedës nuk dihet zyrtarisht.
Nuk dihet as se sa do të zgjasë ky takim dhe nëse do te ketë ndonjë deklaratë në përfundim.
Ekipi i Klan Macedonia ndodhet në Tiranë dhe do të përcjellë në çdo moment të rejat e fundit nga takimi./KlanMacedonia