Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup njoftojnë se është ngritur padi penale ndaj personit A.J (37), nga Shkupi, ku dyshohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë në mënyrë të dhunshme, në periudhën mujore mars-maj, 2018.
Me 09.03.2018 rreth ores 16:30 duke lëvizur në bulevardin “VMRO”, i akuzari i është afruar nga mbrapa një personi të gjinisë femërore dhe me dhunë ia ka këputur stolinë e arit nga qafa, dhe ka ikur në drejtim të panjohur dhe më pas stolinë e arit të vjedhur e ka shtiur në lagjen Shuto Orizare.
Veprën penale e ka kryer edhe në 07.05.2018 në rrugën “Kirili dhe Metodi”, njejtë ka vjedhur stolinë e arit dhe ka ikur.Vjedhjen e ka kryer në rrugë, duke u afruar pranë një gruaje, që më pastaj me dhunë t’ia merr një qafore. Të njëjtën vepër e ka kryer dy herë.
Ndërsa A.J, në mënyrë të paligjshme ka përfituar 65 mijë denarë (mbi 1000 euro).