Me datë 10.04.2025 në ora 19.45 në rrugën “Goce Dellçev” në Shtip, zyrtarë policorë të Policisë së Shtipit e kanë privuar nga liria R.P.(51) nga Strumica, raporton SHENJA.
Gjatë kontrollit të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën e pasagjerëve Volkswagen Passat me targa të Strumicës, të cilën e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht alkooli në gjak ka qenë 2,19 promilë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet akuza nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtim mjeti në mënyrë të pakujdesshme”.