Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Bëhet fjalë për një person me banim në fshatin Reçak të Shtimes i cili, sipas policisë, shfaqej në një fotografi duke mbajtur një armë zjarri.
Policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku ka gjetur dhe sekuestruar dy uniforma ushtarake, tre jelekë taktikë dhe disa pajisje të tjera.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u trajtuar nga sektori i hetimeve”, njoftoi Policia e Kosovës.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës – Stacioni në Shtime, e kishte marrë informatën të martën, më 1 korrik, rreth orës 15:00.