Më 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar M.M. (28) nga fshati Çellopek, pasi ka shkaktuar një incident të rëndë në Spitalin Klinik të Tetovës.
Sipas njoftimit zyrtar nga SPB Tetovë, M.M. ka vepruar në mënyrë agresive ndaj personelit mjekësor dhe ka sulmuar fizikisht mjekun L.A. (31) nga fshati Zhelinë, ndërsa ky i fundit po përpiqej t’i ofronte ndihmë mjekësore.
Situata ka përshkallëzuar edhe pas mbërritjes së policisë, kur i dyshuari ka treguar sjellje agresive dhe ka sulmuar fizikisht një nga zyrtarët policorë.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.