Flodian Plaku, personi i shumëkërkuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, është vënë në pranga në qytetin e Vlorës pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë vendore.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.
Arrestimi i Plakut erdhi pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e tij. Ai dyshohet si vrasës me pagesë, i kontraktuar për eliminimin e Bejtjas, i cili u ekzekutua më 15 mars 2024, në fshatin Larushkë të Krujës.
Për të njëjtën ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.
DINAMIKA E KRIMIT:
Autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin tip “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur makinën.
Më pas atentatorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë.
Ata kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.