Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një 36-vjeçar me inicialet B.S., nga fshati Malësi e Re, i cili ishte në kërkim aktiv.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje grabitqare”.
“I arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Me datën 01.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore, kanë realizojnë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren për personin e kërkuar B.S., 36 vjeçar, mashkull nga fshati Malësi e re , KK Prizren.
I njëjti ka qenë në kërkim aktiv, pasi ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër (4) vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale Vjedhje dhe Vjedhje Grabitqarë.
I dyshuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe garantimin e sigurisë publike.