Policia e Shtetit ka dhënë detaje të plota për arrestimin e shumëkërkuarit Ramadan Zoto, 43 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj dy personave në Sarandë, më 17 korrik 2025.
Zoto u kap në Korçë gjatë operacionit të koduar “Stuhia”, ku u ndalua i armatosur, me pistoletë gati për qitje, dhe u arrestua menjëherë pa dhënë rezistencë. Ngjarja për të cilën akuzohet ndodhi në një lokal në Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ku ai qëlloi me armë në drejtim të dy shtetasve, duke i plagosur.
Arrestim i dytë – Në kuadër të operacionit u ndalua edhe A. I., 50 vjeç, nga Fieri, i cili e kishte strehuar Zoton dhe e ndihmonte për t’i shpëtuar ndjekjes. Ai vetë ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Çfarë u gjet në banesën ku strehohej Zoto në Fier:
• 4 pistoleta me karikatorë dhe fishekë,
• 1 armë automatike,
• 1 mekanizëm për silenciator,
• 1 dylbi nate,
• 1 dron,
• Rreth 600 fishekë luftarakë.
Të dy personat janë në pranga, ndërsa ndaj Zotos është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale:
• “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë”,
• “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.
Hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrjetin e mbështetjes që ndihmoi të kërkuarin të fshihej për më shumë se një muaj.