Përsëri e arrestuar nga ana e policisë italiane është Gaja Mogerini, mbesë e përfaqësuese së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini. Ajo është ndër 21 personat që janë arrestuar mbrëmë nga ana e policisë italiane, në korrniza të një operacioni të koordinuar me Drejtorinë për anti-mafia nga rrethina e Romës.
Akuza është se ka distribuar kokainë në diskoteka të ndryshme dhe klube të natës në kryeqytetin Italian. Mbesa e Mogerinit edhe në vitin 2015 ishte akuzuar për veprën e njejte kriminele.