Është vendosur në pranga drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Gjithashtu mësohet se janë vendosur në pranga edhe ish-oficerja e krimeve të rënda me iniciale E. D., si dhe avokati me iniciale R.C.
Prokurori Aurel Zarka u emërua në krye në krye të organit të akuzës më 9 maj të 2022, pasi kaloi me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.