10 April
Ministria e punëve të jashtme po shqyrton opsionin që konsullit të nderit në Barcelonë, Mario Deus t’i merret statusi. MPJ pret konfirmim zyrtar nga ambasada në Madrid, për shkrimet në shtypin spanjoll se konsulli i nderit i Maqedonisë në Barcelonë i ka vrarë dy fëmijët e mitur. Mediat e Spanjës njoftuan se Deus është arrestuar në Afrikën Jugore pasi bashkëshortja e tij i ka gjetur fëmijët e vdekur në vilën familjare afër Kejptaunit. Ndryshe Mario Deus u emërua konsull i nderit i Maqedonisë në Barcelonë në vitin 2012.
Alsat-M