Mbrëmë këngëtari serb Aca Lukas ka performuar në lokalin “Roma” në Kavadarci, ku gjatë koncertit është arrestuar. Informacionet thonë se arsyeja ka qenë së pari vetë lokali, i cili është i regjistruar si kafeteri dhe nuk kishte aspak leje për organizimin e ngjarjeve të tilla.
Edhe më keq, kapaciteti maksimal i mysafirëve është 200, ndërsa në momentin e kontrollës brenda ndodheshin rreth 500 persona. Inspektorët e UJP-së, DPI-së, Inspektoratit për punë të të huajve dhe MPB-së konstatuan disa shkelje.
“Sipas njoftimit të MPB-së, më 22 nëntor 2025, në orën 00:10, zyrtarë policorë nga NJPB Kavadar kanë arrestuar A.V. (57) nga Republika e Serbisë. Gjatë një aksioni kontrolli në objektet hotelerike në rajonin e Kavadarci, zyrtarët policorë nga OVR Kavadarci, sektori për punë kriminalistike pranë CVR Veles, inspektori për të huaj nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare ‘Jug’, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, inspektoratin e punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë inspektimit të restorantit ku ai po performonte, kanë konstatuar se ai po mbante koncert pa leje të nevojshme. Për shkeljen e kryer, ndaj tij është paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Kavadarit për fillim të procedurës kundërvajtëse, e dënueshme sipas nenit 217 paragrafi 1 pika 2 e Ligjit për të Huajt. Policia e ka dërguar në gjykatë sipas procedurës së shkurtuar, ku i është shqiptuar gjobë” – thuhet në njoftim.
Jozyrtarisht, në lokal shiteshin vauçerë prej 18.000 denarësh, pa fatura fiskale, dhe mbrëmë duhej të promovohej kriptovaluta e re “Lukaskoin”.
Ndër informacionet që qarkulluan është edhe ai që lokali “Roma” nuk kishte leje nga komuna për organizimin e koncertit të Aca Lukas.


