Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kanosur dhe kërcënuar të godasë me mjet pune të metalit zyrtarët policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën në Vaganicë të Mitrovicës dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Vaganicë 04.05.2025-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka kanosur dhe ka kërcënuar të godas me një mjet pune të metalit, zyrtarët policorë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.