10 May
Policia mëngjesin e sotëm ka arrestuar të dyshuarin kryesor për dhunën ndaj Ziadin Selës. Bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babain e tij. Ministria e Brendshme ka arrestuar të dyshuarin Kire Gjorgjievski i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Zijadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski. Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur rroba me gjak, këpucë, gjithashtu dhe 3 celularë. Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale. Të njëjtit po mbahen në stacion policorë për procedim të mëtejmë.