Ish-drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi , është arrestuar nga policia. Ende nuk dihet arsyeja e saktë e ndalimit të tij. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ai është shoqëruar nga forcat e rendit, ndërsa institucionet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi rastin, shkruan Pacenzurë.
Rustemi ka mbajtur disa pozita të rëndësishme publike, kryesisht pas ardhjes së BDI-së në pushtet, duke qenë një nga figurat kyçe në sektorin e infrastrukturës dhe transportit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë detaje rreth shkaqeve të arrestimit të tij.