Drejtori i një shkolle fillore në Binçë të Vitisë, është arrestuar më 29 tetor nën dyshimin se kishte ushtruar presion psikik ndaj nj gruaje për të votuar një kandidat të Listës Serbe.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se i arrestuari është Dejan Kojiq.
Derisa sipas Policisë, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti është iniciuar si “Cenim i përcaktimit të lirë të votueseve”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, drejtor i shkollës fillore, pasi që kishte bërë presion psikik të vazhdueshëm ndaj viktimës femër kosovare për të votuar kandidatin e Listës Serbe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.


