Drejtori i përfaqësueses së lartë të Maqedonisë, Deni Masev, është arrestuar në aksion policor, shkruan gazeta “Sloboden Peçat”.
Gazeta shkruan nga burimet e saj se Masev ndodhet në Shutkë dhe jozyrtarisht flitet për një lidhje me grupin e Rade Trajkovskit – Shteklit, i cili paraprakisht ishte arrestuar nën dyshimin për trafik droge.
Deni Masev është rikthyer në drejtimin e tij në janar, ndërsa nga prokuroria nuk ka informacione se për çfarë dyshohet aktualisht.
Sipas burimeve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, Deni Masev është shkarkuar nga pozita e tij.
E gjithë kjo ndodhi pak para nisjes për në Lihtenshtajn dhe fillimit të kualifikimeve të Botërorit 2026.