Njëri nga 47 bijtë e adoptuar të divës së ndjerë të muzikës rome Esma Redzepova, Simeon Atanasov, është arrestuar me dyshimin për plaçkitje të muzeut të saj në Kalanë e Shkupit.
Ai kaloi disa orë në bisedë informative në polici si i akuzuar , ka të bëjë me vjedhjen e veprave të Esmës, bizhuteri, veshjet, këpucë, mobilje dhe madje edhe me hirin e burrit të saj Stevo Teodosievski.
“Policia zbuloi se djali i Esmës kishte çelësin e muzeut dhe me të dashurën e tij Eleanorën i ka marë të gjitha gjërat e vlefshme dhjetëra mijëra euro, për shkak se hetimi është në vazhdim. Ai mendon se trashëgimia e tij është e tij, dhe me ndihmën e vullnetit ai u përpoq të adoptojë veten, duke eliminuar të gjithë fëmijët e tjerë. Ai donte ta adaptojë edhe muzeun, por shteti nuk e lejon atë. Kështu që ai vendosi të merrte pasurinë përmes vjedhjes dhe vendosi të vjedhë e të mbledhë për vete, “thanë miqtë e afërt të familjes së Esmës.
Sipas policisë, vjedhja parë ka ndodhur pas vdekjes së këngëtares në vitin 2016, policia ka bërë inspektimin në vend në bazë të kërkesës së fondacionit “Esma Rexhepova”.
“30 mars 2018, ka paraqitje se nga 12 dhjetori 2016 deri më 30 mars 2018, një kryes i panjohur ka kryer vjedhje në Muzeun e Esma Rexhepova, në Samuelit, janë marë masa për gjetjen e materialeve të vjedhura dhe gjetjen e kryerësit” , qëndron në deklaratën e policisë.
Muzeu i Esmës është nën mbrojtjen e shtetit dhe shumë tjerë e kanë ndihmuar financiarisht për t’u rregulluar. Midis tyre është edhe familja Cleopatra, e cila ka dhuruar 100,000 euro. Esma tërë pronën e sajë, duke përfshirë edhe shtëpinë në të cilën është Muzeu dhe Shtëpia e Arteve “Stevo dhe Esma Teodosievski”, në të cilin ajo jetonte, në testamentin e sajë ja ka lënë shtetit të Maqedonisë.
Esma Redzepova me burrin e saj adoptuan 47 fëmijë, dhe pas vdekjes së tij dhe një vajzë. Ajo që është shumë e trishtë pothuajse të gjithë fëmijët asnjëherë se kanë vizituar varrin e saj . Çdo gjë është lënë pas dore, dhe pas një viti pas vdekjes së saj, askush nuk e kujton që të rregullojë varrin e saj.