Gjysmë ore pas mesnate, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë arrestuar 57-vjeçarin I.I. nga Trebishti i Rekës së Poshtme, i cili u soll në mënyrë agresive dhe fizikisht i kishte sulmuar pjesëtarët e policisë, pasi që më herët kishte prish rendin dhe qetësinë publike në Qendrën Shëndetësore “Ruse Boshkovski” në fshatin Rostushë, ku gruaja e tij po trajtohej në spital me “covid-19”.
– Advertisements –
“Rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar, pas së cilës kundër personit I.I. do të pasojë parashtresë adekuate”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.