Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:50 policia ka arrestuar 27-vjeçaren S.P. nga fshati Mralinë i komunës së Ilindenit.
Ajo dyshohet se po të njëjtën ditë rreth orës 15:00 ka marrë një shumë parash nga shtëpia e I.P. me adresë në rrugën “Pero Nakov”. Policia ka gjetur paratë tek 27-vjeçarja.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngritët kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.