Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një person nga Kumanova, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarr me koktej molotovi, përcjell TV21. Sipas Policisë, i njëjti kishte qenë i dehur.
“Sot (20.07.2025), në ora 02:10, në SPB Kumanovë është raportuar se një person mashkull, në gjendje dukshëm të dehur, ka ndezur bar të thatë me koktej molotovi në hyrje të lagjes Sredorek dhe ka shkaktuar zjarr në hapësirë të hapur. Zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e kanë hasur personin S. S. (27) nga Kumanova, i cili është identifikuar nga një dëshmitar okular dhe është arrestuar nga policia në Stacionin Policor të Kumanovës. Gjatë kontrollit te S. S., ndër të tjera, është konstatuar se kishte 2.40 promila alkool në gjak. SPB Kumanovë po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.