Arrestohet 20-vjeçari në Lezhë, dyshohet si bashkautor me 4 personat që u kapën duke shkëmbyer kanabis

Arrestohet 20-vjeçari në Lezhë, dyshohet si bashkautor me 4 personat që u kapën duke shkëmbyer kanabis

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës, pasi akuzohet për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “.


Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Shkëmbimi”. Policia njofton se në mars 2021, 20-vjeçari në Rreshen, është kapur duke shkëmbyer  1.7 kg lëndë narkotike kanabis.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se  ky shtetas  është bashkëautor  me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen,  duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.