Në një aksion policor që këtë mëngjes është zhvilluar në Strugë dhe Gostivar, janë arrestuar katër persona, për të cilët ka dyshime se kanë planifikuar në të ardhmen të organizojnë ngjarje të padëshiruara, të cilat mund ta kishin kërcënuar sigurinë e shtetit tonë, por edhe të shteteve tjera. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, përcjell SHENJA, duke shtuar se bëhet fjalë për organizata terroriste.
“Ata, në bashkëpunim me persona që nuk ndodhen në territorin e Maqedonisë, për një periudhë të gjatë janë ndjekur nga organet kompetente të sigurisë dhe, në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtarë, është vepruar në mënyrë të koordinuar. Kemi mjaft prova që mbështesin dyshimin e bazuar se këta persona kanë vepruar me qëllim që në të ardhmen të organizojnë ngjarje të caktuara të padëshiruara që mund të rrezikojnë sigurinë si të Maqedonisë, ashtu edhe të vendeve të tjera. Qëllimi i tyre ka qenë të indoktrinojnë njerëz të tjerë nga Ballkani, të cilët mund të veprojnë në përputhje me synimet e tyre – ka deklaruar ministri Toshkovski.
Data 12.09.2026
Aktuale
- LSDM: 5,5 milionë euro, këtë vit jackpot-i i lotos i ra Mickoskit
- Eleganca e Vjollca Haxhiut lë pa fjalë, çfarë i ka bërë trupit kështu
- 4.6 milionë euro provizion për hekurudhën e pafunduar, VMRO-DPMNE kërkon hetim
- Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, tensionet rriten pavarësisht sinjaleve për dialog me SHBA-në
- Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit, DAP publikon listën me 5.240 borxhlinj
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
- ‘Nxehet’ Santiana Maloku, ekspozon asetet bombastike në postimin e fundit
- QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive




