persona janë arrestuar në Tearcë deri sa kanë ofruar para për votuesit që të mos dalin në zgjedhje, konfirmojnë nga MPB-ja për CIVIL.
Ata mbrëmë janë paraqitur në polici nga një banor i Tearcës me inicialet Sh.E, ngase kanë ofruar nga 100 deri 500 euro për një votues të vendvotimit 2011 ne këtë fshat, që të mos dalë në zgjedhje, duke ua marrë letërnjoftimet.
Sipas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale dy personat e arrestuar (S.Sh. dhe F.I.) kanë pasur me vete 100 mijë euro në momentin e arrestimit.