Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Komoran.
Policia njofton se ata në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një person.
“Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, ia kanë marrë automjetin”, ka njoftuar policia.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.