Tre persona janë arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale.
Një 53-vjeçar me inicialet V.P, banues në Tiranë ra në prangat e policisë pasi kishte ushtruar dhunë në familje.
Edhe një tjetër 35-vjeçar ra në pranga pasi ushtroi dhunë nga bashkëshortes së tij. Nga ana tjetër, një 51-vjeçar në Sukth u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, ndaluan shtetasin V. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. H., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 51 vjeç, banues në Sukth, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar në gjendje të duhur mjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


