Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ka njoftuar se në bashkëpunim me MPB-në, janë arrestuar 24 perona. Ata janë të dyshuar për veprën penale kundër detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Aksioni është zhvilluar në Shkup, Tetovë, Gjevgjeli dhe Vallandovë.
Në njoftimin e PTHP-së, transmeton SHENJA, thuhet se të dyshuarit me veprimet e tyre jashtë ligjore kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë në vlerë prej 220 mijë euro.
“Në mesin e të dyshuarve janë 15 zyrtarë të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe njësitet rajonale të kësaj ministrie, ndërsa të dyshuarit tjerë janë persona fizik dhe persona përgjegjës juridik në pronësi private. Dyshimi është se në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016 të dyshuarit kanë shfrytëzuar autorizimet e tyre dhe kanë tejkaluar këto autorizime gjatë nënshkrimit dhe prishjes së Kontratave për blerjen e tokës bujqësore. Gjatë veprimeve joligjore kanë qenë të ndihmuar nga persona tjerë të dyshuar. Në të njëjtën kohë kanë miratuar pagesa në bazë të Programit për ndihmë financiare në bujqësi- subvencione, dhe në këtë mënyrë kanë përfituar për më shumë persona fizik dhe juridik në dëm të Buxhetit të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e PTHP-së.
Prokurori Publik përgjegjës deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore Shkupi 1, ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për shtatë persona të dyshuar.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore
- “Nuk ka ngrohje e as kushte higjienike”- Avokati i Popullit ngre alarmin: 5 burgje duhen mbyllur, cenohet dinjiteti njerëzor
- Spiropali: Problemi me shqipen në Maqedoninë e Veriut nuk është procedural, por thellësisht politik
- Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon
- Meidani: Kërkesa për dinjitet dhe të drejta gjuhësore nuk duhet të shihet si kërcënim

